E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në ullishten e Cërrikut, ndërhyjnë banorët

Elbasan- Zjarri ka përfshirë Ullishtën e ISH NB Cërrik pasditen e sotme dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve e banorëve për të izoluar flakët. Kjo vatër është kontrolluar në një kohë rekord nga zjarrfikësit dhe banorët, duke mos lenë mundësinë të përfshirë të gjithë sipërfaqjen me ullinj.

Mësohet se janë djegur disa rrënjë ullin dhe një sipërfaqje e konsiderueshme me shkurre. Edhe në këtë vatër dyshohet një zjarrvënie e qëllimshme. Zjarret janë shtuar ndjeshëm gjatë muajit gusht ku më të prekurat kanë qënë ullishtat dhe pemtoret.

Fatmirësisht nuk ka pasur zjarre në pyje, ndërkohë që policia bën me dije se është në kërkim të autorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›