Zjarr në ullishten e Peqinit
Elbasan - Një zjarr ka rrëmbyer sot ullishten e Peqinit në Elbasan pas një pakujdesie të banorëve. Zjarrfikësit nuk kanë mbërritur ende ndërkohë që flakët e zjarrit rrezikojnë të djegin edhe trasenë prej druri të hekurudhës. Banorë të zonës kanë dalë për të shuar flakët ndërkohë që era po e përhap zjarrin edhe më shumë në të gjithë ullishten.