E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr prane repartit, panik ne plazh

Sarande- Dy zjarre qe kane pushtuar skajet e qytetit te Sarandes kane boshatisur plazhet per nje ore, ndersa prezenca e nje reparti ushtarak ne zonen e Kamines ka sjell alarmin pas disa shperthimeve te vogla. Ka qene ora 15.00 e dites se djeshme kur rruget e plazhet u boshatisen nga banoret ne Berdenesh, lagjia jugore e qytetit, ose fshati me te njetin emer dhe ne Lugun e Dardhes. Per 30 minuta zjarrefikesit kane bere perpjekie per te shuar flaket, duke shmangur rrezikun e metejshem, ndersa eshte shkrumbuar nje hektar pyll me pisha dhe me ullinj ne Berdenesh dhe kater te tjere ne "Lugun e Dardhes". Fale nderhyrjes se zjarrefikesve eshte shmangur perhapja e flakeve ne dy vatrat dhe ndonje tragjedi e mundshme pasi ne zone ndodhej dhe nje ish repart ushtarak. Policia dyshon se ne Berdenesh shkaku mund te jete nje cigare ose vetendezja si pasoje e temperaturave te larta, kurse ne "Lugun e Dardhes" te jete i qellimshem per shkak te zones se lakmuar per ndertime.

"U njoftuam nga kryetari i fshatit, se brenda lagjeve te Berdeneshit kishte rene zjarr dhe u nisem urgjent me nje zjarrfikese. Kur ishim ne mesin e rruges, tek ish "Shtepia e Pushimit te Punetoreve", morem nje njoftim te dyte se nje zjarr tjeter kishte rene, kete here ne anen veriore te qytetit, ne "Lugun e Dardhes". Zjarri kishte rene atje ku mbarojne shtepite e qytetit dhe fillojne kullotat e Erembecit", thote per gazeten "KJ", shefi i repartit Zjarrefikes, Rakip Muzhai. Ne kete zone shtrihet nje pyll me pisha te mbjella prej shume vitesh dhe punonjesit jane ndare ne dy pjese. Ne Berdenesh jane shkrumbuar per 30 minuta nje hektare me pisha dhe eshte fikur menjehere nga efektivet e repartit. "Ishte mes banesave dhe vec barishteve kishte edhe mbeturina te hedhura nga banoret. Zjarri mund te jete shkaktuar nga hedhja e ndonje cigareje. Sapo perfundoi shuarja e zjarrit te ne kete zone u nisem per ne skajin tjeter, ku flaket kishin permasa me te medha", thote me tej Muzhai.

Ekspertet e policise qe hetuan rastin e zjarrit gjigand ne Lugun e Dardhes thane se mund te jete i qellimshem, pasi siperfaqja e shkrumbuar eshte disa hektare. Ne kete zone te qytetit gjate veres se vitit te kaluar kane rene me dhjetera zjarre dhe eshte djegur gjithe siperfaqja e malit, per shkak edhe te riperteritjes se kullotave qe synohet nga barinjte e zones. Po vec pyllit, frika e banoreve te kesaj lagje te qytetit te Sarandes, e ndertuar pas viteve '90, ishte fakti se dikur ka qene repart ushtarak dhe qe prej vitit 1997 kane mbetur predha e municione. Banoret kane degjuar shperthime te vogla, por qe nuk kane sjelle deme ne njerez dhe qe sipas policise mund te jene fisheke te mbetur.

Turizmi

Nje tjeter piste qe po heton policia e Sarandes per rastin ne "Lugun e Dardhes" eshte fakti se kjo zone eshte e lakmuar edhe per ndertime apo turizem dhe pronaret e truallit djegin pyllin per te bere me pas shitjet e trojeve.

Masat

Viti i kaluar ka arkivuar raste fatale jo vetem per pyjet e kullotat, por dhe vete jeten e njerezve. Dhe pse nje zone e kercenuar nga furia e zjarreve, masat e marra nga bashkia, komunat, Drejtoria e Pyjeve, jane te paparfilleshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›