Toshi vrau dy basketbollistet, i ngaterroi me Jahon
Tirane - Me daten 3 shtator 2004, Damiano Toshi ka vrare ne bashkepunim me persona te tjere Sokol Jahollarin dhe Rafael Rizan, si dhe ka plagosur Julian Becken, basketbolliste te skuadres se "Skenderbeut" ne Korce. Synimi i vrasjes ka qene Klajdi Jaho. Diten e ngjarjes, Jaho ndodhej ne Tirane per te prere tri bileta, pasi nje dite me pas do te luhej ndeshja e futbollit, Shqiperi-Greqi. Meqenese ai kishte shkuar ne Tirane, u kishte lene shokeve te tij, Sokol Jahollarit dhe Julian Beckes, automjetin e tij "Volksvagen Golf" ne ngjyre te bardhe, me targa KO 9341 A. Ka qene ora 12:00, kur Sokol Jahollari dhe Julian Becka kane dale me makinen e Klajdi Jahos. Ne xhamin e pasme te makines kishin vendosur flamurin kombetar. Po me kete flamur kane qendruar deri ne oren 20:00 te asaj dite, kur u krye vrasja. Pikerisht ne kete cast, vrasesit, qe kane ardhur ne drejtim te tyre, nuk kane pasur mundesine te shohin kush ndodhej ne mjet.