E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zjarre në Gjirokastër – Vijë aktive mbi 10 km, mbi 60 forca në terren për izolimin e flakëve

Forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës, në bashkëpunim me strukturat mbështetëse, po vijojnë përpjekjet intensive për të izoluar vatrat e zjarrit që kanë krijuar një vijë aktive me gjatësi mbi 10 kilometra.

Që prej orës 04:00 të mëngjesit, në terren janë angazhuar:

12 punonjës të Shërbimit Zjarrfikës (MZSH),

5 zjarrfikës me kontratë të përkohshme,

32 punonjës të shërbimeve publike,

14 pjesëtarë të Forcave të Armatosura, të ndarë në dy grupe.

Një grup i FA po punon në fshatin Fushë Bardhë për të ndërprerë përparimin e zjarrit drejt zonës së banuar, ndërsa grupi tjetër ndodhet mbi tunelin e Skërficës, për të izoluar vatrat e ardhura nga Delvina, me qëllim parandalimin e përhapjes së flakëve në drejtim të Gjirokastrës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›