E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarre të qëllimshme në Pogradec, autoritetet nisin hetimet

Dy vatra zjarri u aktivizuan mbrëmjen e së shtunës në njësinë Dardhas, midis fshatrave Grunjas dhe Prenisht, duke përfshirë sipërfaqe me bimësi dushku.

Mëngjesin e së dielës, mbi 15 forca nga shërbimi pyjor, zjarrfikësja dhe banorët e zonës ndërhynë për izolimin e flakëve.

Aktualisht, dy vatrat janë fikur dhe po monitorohen, ndërsa një e tretë në Prenisht, e aktivizuar në mëngjes, po vihet nën kontroll.

Autoritetet kanë nisur hetimet për identifikimin e personave përgjegjës.

Një ditë më parë, dy vatra zjarri u regjistruan edhe në njësinë Çerravë, por u izoluan pa shkaktuar dëme të mëdha.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›