E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarret ikin turqit vijne sllovenet

Të paktën 22 vatra zjarri vazhdojnë të jenë aktivë në Shqipëri. Një prej tyre ajo në Karaburun u evidentua në orët e vona të së premtes, duke qenë vatra më e re në vend problematike.

Zjarri në Dajt mbetet më aktiv në pjesën jugore, për shkak të erës së fortë. Por ndersa lajmi i mire nga Dajti eshte se nuk rrezikohet Parku Kombetar, nje tjeter park po kaq i rendesishem eshte duke u djegur. Situata mbetet tejet problematike ne Bozdovec, ku edhe pas ndihmes me forca te shumta ushtarake zjarri rrezikon te zgjeroje perimetrin e tij.

Kjo vater ka me te per se nje jave qe mbetet aktive. Gjithashtu ne qarkun ZjarretZjarret, MB: Situata mbetet kritike Ushtria për zjarret në DajtZjarret, gjendje e jashtëzakonshme Korçës ka zjarre ne Hoçisht, Bradvicë dhe Gjyres. Nderkohe qe eshte riaktivizuar edhe zjarri ne Hondisht, te Mokres.

Problematike mbetet situata ne qarkun e Shkodres, ku te gjashta vatra zjarrit jane ekzistuese prej ditesh. Komunat Kelmend, Shkrel, Qafa e Malit, Blerim, Iballe si edhe fshati mide jane te perfshira nga flaket dhe pavaresisht ndihmes ushtarake si edhe nga banoret e zonave perreth ende nuk po behet e mundur permirësimi i situates.

Në Qarkun Dibër ka 4 vatra zjarri aktive. Një tjetër Park Kombetar mbetet ne flake, ai i Lures. Te dhenat zyrtare referojne se eshte vene ne kontroll dhe flaket nuk i perparojne, por ne Diber, zjarri ka perfshire Klenjën, ne komunen Trebisht. Disa zjarre ne kete qark jane shuar plotesisht.

Ne qarkun  e Lezhes, ka aktive 2 vatra zjarri aktive, ku ajo e Oroshit vazhdon te jete nder me problematiket. Edhe qarku Elbasan, ka 2 vatra zjarri aktive, nje ne rrethin e Librazhdit, ne Malin e Raduzit, si edhe ne fshatin Tushaj, ne komunen Sult.

Ne Kukes mbeten 3 vatra zjarri aktive, ndersa te premten nje vater e re zjarri u shfaq ne komunen Margegaj, te Tropojes. Nderkohe qe emergjencat civile jane duke pritur ndihme nga ajri, e cila kete radhe do të sigurohet nga shteti slloven. Sipas Ministrise se Brendshme, helikopterët sllovene priten te mberrijne në Shqiperi per te ndihmuar ne situaten e veshtire ne te cilen ndodhet vendi. Helikopteri turk eshte larguar nga Shqiperia.

Lurë, vetëm ndihma nga ajri sjell zgjidhje

Per me shume se nje muaj, Parku Kombëtar i Lures, është prekur nga vatra zjarri te shumta, te cilat kane shkaterruar te pakten 189 hektare siperfaqe pyjore. Djegia e kesaj siperfaqeje, ka shkaktuar probleme jo vetem ne pyje, por edhe ka ndotur mjedisin.

"Ne ekonomine pyjore Lure qe nga dita e pare qe ka rënë zjarri qe ka rreth 1 muaj, jane rreth 184 ha siperfaqe te pershkuara, 95 ha pyje dhe 17 ha kullote. Nga 184 ha nga keto jane rreth 95 ha jane te djegura", tha drejtori i Shërbimit Pyjor në Dibër, Gafurr Gazidede.

Per shuarjen e vatrave te zjarrit ne Lures, kane ndihmuar me se fundi edhe ushtare te Forcave te Armatosura dhe banore te zonave perreth por operimi ne ne nje terren te thyer, ku ndodhen vatrat e bejne tejet te veshtire per te izoluar e vene nen kontroll vatrat e zjarrit. Kreu i Drejtorise Pyjore mendon se vetem ndihma nga ajri mund ta stabilizoje situatën.

"Ne me këto mundësi që kemi kerkojme ndihmen e ushtrise me helikopter e cila mund te levizë neper terene shume te veshtira", tha Gazidede.

Kreu i Sherbimit Pyjor i ben thirrje komunitetit per te ndihmuar ne shuarjen e ketyre zjarreve duke e konsideruar Parkun e Lures si një pronë e të gjithëve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›