Zjarret kërcënojnë kodrat e Labovës në Gjirokastër, por izolohen gjatë natës

Zjarret nga temperaturat e larta po bëhen një kërcënim për zona të ndryshme të vendit.
Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në Gjirokastër njoftoi se gjithë natën forcat e saj kanë luftuar me flakët për të mos lejuar përhapjen drejt fshatrave Labovë e Madhe dhe Labovë e Vogël.
Pas një riorganizimi në pikat kyçe për ta mbajtur nën kontroll dhe për ta izoluar zjarrin, në operacion u bashkuan 37 forca vullnetare nga Bashkia, punonjës dhe 14 efektivë zjarrfikës.
Njëri grup u përpoq për izolimin e zjarrit në drejtim të fshatit Labovë, ndërsa grupi tjetër po mbulon zonën në drejtim të malit. Zjarri është nën kontroll.
/rtsh.al/