E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zjarret në Greqi/ Situata kritike në Mytilinit, digjen dhjetëra shtëpi, evakuohen banorët

Mes temperaturave ekstremisht të larta, Greqia nuk po gjen qetësi nga zjarret në të gjithë vendin. Situata paraqitet kritike në Mytilinit në ishullin e Lesbos, ku flakët po përhapen me shpejtësi, duke djegur me dhjetëra shtëpi.

Zjarri ka mbërritur në plazhin e Vaterës , ndërsa banorëve të zonës i është dërguar mesazh që të evakuohen në drejtim të Polichnitos.

“Shumë shtëpi janë djegur dhe të tjera janë në rrezik nga zjarri, sepse ka arritur në zonat e banuara. Në zonë fryn erë e fortë, por papritur era ka ndryshuar drejtim duke i çuar flakët drejt zonave të banuara. Përveç banorëve të zonës, ne kemi edhe turistë në zonë”, tha kryebashkiaku i Lesbos Perëndimor Taxiarchis Verros.

Në bregdetin e Vaterës kanë mbërritur varkat e rojës bregdetare, të cilat nëse do të jetë e nevojshme do të evakuojnë njerëzit.

Aktualisht në fronte po operojnë 81 zjarrfikës me 5 grupe repartesh këmbësorie, 19 automjete, 7 avionë dhe 1 helikopter./ CNN.gr

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›