Zjarret ne Kaliforni I pamundur kontrolli i te gjitha vatrave te zjarrit

Pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve por dhe të vullnetarëve të shumtë, zjarri në Parun natyral të Josemit në Kaliforni vazhdon të përhapet. Pasi ka shkatërruar të paktën 5 mijë hektarë gjatë një jave, dhe ka shkrumbuar 4 banesa dhe dhjetëra ndërtesa të tjera, zjarri rerzikon të kthehet në një problem serioz dhe për qytetine San Franciskos. Flakët e zjarrit janë 6 kilometra larg liqenit që garanton rreth 85 për qind të ujit të pijshëm për qytetin ku një ditë më parë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.