Zjarret në Kaliforni, të qëllimshme, thonë autoritetet
Autoritetet në Kaliforni thanë se zjarrvënia e qëllimshme ishte shkaku i flakëve që shkatërruan më shumë se 59 mijë hektarë tokë dhe dhjetra shtëpi pranë Los Anxhelosit.
Zjarri ishte më i madhi në historinë e distriktit. Autoritetet thanë se kanë filluar një hetim për vrasje pasi zjarri shkaktoi vdekjen e dy zjarrëfikësave. Ted Hall dhe Arnie Kuinëns u vranë të djelën kur makina e tyre u rrëzua në një rrëpirë.
Hetuesit po përqëndrohen në zonën veriore të Los Anxhelos si qendrën e mundshme të zjarrit që po vazhdon për më shumë se një javë. Zyrtarët thanë se kanë arritur të vënë nën kontroll 38 përqind të sipërfaqes. //mm//