E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarret në Krujë, vijon operacioni gjatë natës, pritet ndërhyrje nga ajri në Boje

Situata nga zjarret në zonën e Krujës vijon të jetë nën monitorim, ndërsa gjatë gjithë natës mjetet zjarrfikëse kanë operuar në zonat më problematike.

Në Boje, pranë Krastës, forcat e ushtrisë vazhdojnë operacionin. Ndërkohë, në Zidoll, pranë fshatit Halilaj, janë aktive disa vatra të vogla zjarri.

Në lagjen Abaze të Krujës, situata paraqitet e përmirësuar, ndërsa forcat zjarrfikëse po mbajnë nën kontroll zonat e prekura nga zjarret e ditëve të fundit.

Për shuarjen e flakëve në Boje, pritet të ndërhyhet edhe nga ajri, në përpjekje për të vënë nën kontroll vatrat aktive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›