E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarret në Rusi kërcënojnë zonat me rrezatim radioaktiv

Ministria e Emergjencës tha se të paktën 6 zjarre janë vërejtur dhe janë shuar në rajonin Briansk, zona më e prekur nga retë radioaktive kur shpërtheu çernobili.

Që prej fillimit të zjarreve raportohet se janë djegur mbi 4000 hektarë tokë me rrezatim radioaktiv, pjesa më e madhe e të cilëve janë shuar. Ekspertët mendojnë se tani për tani nuk ka rrezik direkt për popullsinë nga grimcat atomike në ajër.

Ndërkohë, që nga dita e hënë, rreth dy hektarë me pyje po digjen 60 kilometra në lindje të centralit të aksidentuar bërthamor të çernobilit, në veri të Ukrainës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›