Quint’i në aksion për Kosovën
Përfaqësues nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Italia kanë mbajtur një seri konsultimesh në New York për koordinim të aksioneve për njohje të reja për Kosovën, si dhe për pengim të Projektrezolutës serbe, ka mësuar Express nga dy burime diplomatike.
Arsyeja kryesore për angazhim të shtuar të anëtarëve të Quint’it është qëndrimi befasues i Beogradit që edhe pas verdiktit të Gjykatës së Hagës të insistojë për negociata për statusin politik të Kosovës. Serbisë i është tërhequr vërejtja para 22 korrikut që të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm pas vendimit të Gjykatës së Botës, por Beogradi dëshmoi se nuk do t’i përfillë ato.
“Secili nga anëtarët e Quintit kanë marrë një pjesë të barrës. Janë dërguar demarshe te shumë shtete që nuk kanë njohur Kosovën, por edhe disa nga ato që e kanë njohur. është kërkuar të njihet pavarësia e Kosovës dhe të mos jepet mbështetje për Projektrezolutën e Serbisë”, ka thënë për Express një diplomat i lartë europian në kusht anonimiteti, shkruan sot Gazeta Ekspress.
Ky diplomat thotë se në këtë komunikim qeveritë e shteteve të Quint’it kanë përdorur një gjuhë tejet të fuqishme. “Arsyeja se të gjitha shtetet e Quint’it përdorën gjuhë të fuqishme është se drafti serb i dërguar në Asamblenë e Përgjithshme me të vërtetë nuk ishte një gjë e mirë”, thotë ai. Demarshi është mënyrë e komunikimit diplomatik përmes të cilit përcillet qëndrimi zyrtar i një Qeverie tek tjera.
Ky diplomat zbulon se përpjekja e anëtarëve të Quint’it për të bindur shtetet që ta njohin Kosovën është shumë e madhe. “Ambasadorët kanë marrë instruksione që në këto vende të angazhohen përtej demarshit. Të kenë komunikim të drejtpërdrejtë me zyrtarë të qeverive përkatëse”, ka shtuar ai.