E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zjarret në Shëngjin, OSSH stakon energjinë elektrike si masë sigurie

TIRANË, 30 korrik/ATSH/ Operatori i Sistemit të Shpërndarjes OSSH, ka stakuar energjinë elektrike si masë e nevojshme sigurie për të evituar rreziqet e mëtejshme në zonën bregdetare “Rana e Hedhun”, Shëngjin Lezhë.

Reagimi i OSSH-së vjen me kërkesë të strukturave të rendit.

“Ekipet tona ndodhen në terren, në mbështetje të grupeve të emergjencës së krijuar për shuarjen e zjarreve”, thuhet në njoftimin për shtyp të OSSH-së.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e ka cilësuar situatën problematike ndërsa konfirmon se u morën masat në kohë për evakuimin e banorëve, duke bërë të mundur shmangien e rrezikut.

/m.m/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›