Zjarret në pyje, Prefektura e Elbasanit plan masash për përballimin
Elbasan- Me qëllim përballimin e situatave të vështira të rënies së zjarreve gjatë sezonit të nxehtë, Prefektutura e Elbasanit në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimit Pyjor, Policinë dhe njësitë e qeverisjes vendore kane hartuar një plan masash.
Sipas specialistit të emergjencave civile në këtë prefecture, Mustafa Arapi, se që në muajin Maj është dërguar një shkresë drejt njësive të qeverisjes vendore në lidhje me këtë cështje duke i kërkuar komunave të sensibilizojnë komunitetin për pasojat e rënies së zjarrit dhe parandalimin në maksimun të tij.
Deri tani nuk janë hasur raste zjarri, por problem përbëjnë muajt gusht dhe shtator kur pas të korrave, fermerët djegin arat me qëllim pasurimin e tokës dhe hapjen e kullotave,- u shpreh Arapi.
Sipas tij, duhet që për të patur një rezultat pune, duhet funksionimi i të gjitha hallkave, sidomos e policisë për ndalimin e autorëve dhe të gjykatës për dënimin e tyre, pasi siç tha Arapi, shumica e zjarreve janë të qëllimshme.
Gjatë vitit të kaluar në qarkun e Elbasanit u shkrumbuan rreth 717 ha pyje dhe kullota, shumë prej të cilave nga zjarre të qëllimshëm. Ndërsa zona më e prekur ka qënë zona e Gramshit dhe Librazhdit për shkak edhe të terrenit të vështirë çka vështirëson edhe ndërhyrjen.