Rrëzohen shtyllat e tensionit, 2000 banorë pa energji në Gramsh
Gramsh- Kompania CEZ Shpërndarje ka njoftuar sot se të paktën 2000 banorë në Gramsh kanë mbetur pa energji elektrike.
Sipas CEZ-it, shkak është rrëzimi i dy shtyllave elektrike, si pasojë e motit të keq.
Ndaj kompania njofton se eneeergjia elektrike mungon në komunat Kukur, Kodovjat, Lenie.
CEZ sqaron se janë ngritur grupet e punës dhe po punojnë për riparimin e defektit për tu sjellë energjinë elektrike banorëve në këto zona.