E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zjarret në vend, LZHK kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, ka reaguar për situatën e rënduar të zjarreve që kanë përfshirë vendin, duke kërkuar ndërhyrje urgjente të shtetit dhe marrjen e masave konkrete për parandalimin e katastrofave të tilla.

“Ajo që s’mund të tolerohet është që shumica dërrmuese e tyre rezultojnë të jenë zjarrëvënie të qëllimshme, të organizuara për interesa kriminale ku nga më kryesoret mund të veçoj: zjarrvënie për interes ndërtimore të mafies së pronave”, tha Spahiu.

Në një deklaratë për media, bashkëdrejtuesi i “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, Ekrem Spahiu kërkon nga qeveria mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në zonat e prekura, dëmshpërblim për banorët e dëmtuar dhe forcimin e sistemit të mbrojtjes civile.

“Kreu i shtetit të mbledh urgjentisht këshillin e sigurisë kombëtare. Të vendoset gjendja e fatkeqësisë natyrore në zonat e prekura. Dëmshpërblimin e plotë për gjithçka për të gjithë të dëmtuarit nga zjarret”, deklaroi ai.

Gjithashtu, LZHK i bën thirrje ekzekutivit të informojë Kuvendin dhe publikun mbi ecurinë e “Strategjisë Kombëtare për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë” dhe përdorimin e fondeve të alokuara për këtë qëllim.

Gazetare: Rugova Dunisha

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›