E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarrfikësit në luftë me flakët në Tiranë, evakuohet nga dritarja një person

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat pranë farmacisë 10 në Tiranë. Siç shihet edhe në foto një grup zjarfikësish kanë mundur të evakuojnë një person nga ballkonet e pallatit.

Janë me dhjetra forcat zjarrfikëse që ndodhen në vendngjarje djhe po punojnë për neutrazilimin e flakëve.

Ndërkohë me dhjetra banorë të tjera janë evakuuar më herët nga pallati duke mos rrezikuar jetën.

Ende nuk ka asnjë informacions e cili është shkaku i zjarrit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›