E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri i dogji 22 gjedhë, fermeri nga Selenica: 300 mijë euro dëme. Ç’do ndodhte po të ishte i siguruar?

Me lot në sy, 65-vjeçari Bardhosh Haxhiraj rrëfen momentet dramatike kur zjarri përfshiu stallën e tij me 16 lopë, 4 viça dhe 2 dele, në fshatin Armen të bashkisë së Selenicës.

Sipas tij, gjithçka nisi nga një shkëndijë elektrike që më pas shpërtheu në flakë, duke djegur me shpejtësi të gjithë objektin.

Zjarri fillimisht përfshiu tavanin dhe më pas u përhap në pjesën e poshtme ku ndodheshin bagëtitë. Bardhoshi tentoi të hynte brenda për të shpëtuar kafshët, por tymi dhe flakët e dendura nuk e lejuan.

Dëmi total që është shkaktuar nga zjarri arrin në rreth 300 mijë euro.

Po të ishte e siguruar?

Askush nuk mendon se do të preket nga një zjarr apo fatkeqësi tjetër derisa ajo ndodh.

Edhe pse kemi punuar një jetë për të ndërtuar banesën apo biznesin tonë, do të ishte e papërgjegjshme të mohoni mundësinë e aksidenteve nga zjarri.

Një aksident i papritur, një tension i lartë elektrik, zjarrvënie e qëllimshme apo zjarre/fatkeqësi natyrore, çdokush duhet të ketë të siguruar pronën e tij për të zbutur pasojat e rënda që mund të ketë një forcë shkatërrimtare.

Çfarë përfshin sigurimi?

Dëmshpërblim për pasurinë e paluajtshme

Dëmshpërblim për pasurinë e luajtshme

Shpenzimet për të mënjanuar/minimizuar dëmin

Shpenzimet e pastrimit

Çfarë dëmesh mbulon?

Sigurimi mbulon humbjen, dëmtimin apo shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar apo aksidentale si pasojë e:

Zjarrit

Rrufesë

Rënia e objekteve fluturuese nga lart, etj.

Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:

Tërmeti

Breshëri

Përmbytja

Stuhia, etj.

Të kesh sigurimin e duhurofron si fillim qetësi mendore, duke ditur që ke mbrojtje financiare kundër një rreziku të rëndësishëm. Kjo ju lejon të përqendroheni në drejtimin e biznesit tuaj pa u shqetësuar shumë për pasojat e mundshme financiare të një zjarri.

LEXO EDHE: AMF publikon raportin vjetor 2025: SIGAL IG paguan 26.02% të dëmeve totale të tregut të sigurimeve

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›