E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri jashtë kontrollit në Finiq, rrezikohen banesat, nuk kursehen as kosheret e bletëve

Në zonën e Finiqit situata paraqitet kritike pasi zjarri i përmasave të mëdha ka dalë jashtë kontrollit dhe vijon të përhapet me shpejtësi, i favorizuar nga era e fortë.

Flakët nuk kanë kursyer as disa zona të Bashkisë Finiq dhe po afrohen drejt fshatrave, duke krijuar rrezik serioz për banesat në Mesopotam dhe Kostar. Vatra e zjarrit ka avancuar gjithashtu drejt zonave të Delvinës, përfshirë Vllahatin, duke rritur shqetësimin për përhapjen e mëtejshme.

Janë 2 helikopterë në terren për të përballuar situatën të cilët  ka nisur ndërhyrjen nga ajri për të ndihmuar në izolimin e flakëve dhe për të frenuar avancimin e zjarrit.

Forcat në terren vijojnë betejën me flakët, ndërsa autoritetet po monitorojnë me shqetësim situatën, pasi zjarri po përparon në një zonë me bimësi të dendur dhe rrezikon të prekë zona të banuara.

Dy helikopterë janë në shuarje të zjarrit. Zjarri avancon, ndihmuar edhe nga era e madhe që fryn. Janë  djegur shumë pemë frutore dhe ullinj, ndërsa rrezikojnë shtëpi në Mesopotam dhe Kostar në bashkinë Finiq.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›