E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri në Daias, përmirësohet situata, mjetet zjarrfikëse dhe helikopterët vijojnë operacionin

Situata e zjarrit në Daias të Tiranës paraqitet më e qetë në orët e mëngjesit, ndërsa vijon puna për shuarjen dhe izolimin e vatrave.

Flakët po mbahen nën kontroll nga forcat zjarrfikëse me mjete nga toka, ndërsa ndërhyrja po mbështetet edhe nga helikopterët.

Krahasuar me mbrëmjen e djeshme, kur situata u përshkallëzua dhe flakët u përhapën me shpejtësi, mëngjesi ka sjellë një përmirësim të dukshëm. Megjithatë, ekipet vijojnë të jenë në terren për të parandaluar përhapjen e zjarrit.

Deri tani nuk raportohet për banesa të djegura në zonë.

Zjarri ka përfshirë kryesisht sipërfaqe me bimësi dhe shkurre, ndërsa situata vijon të monitorohet nga autoritetet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›