E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri në Krujë vijon të jetë aktiv, nis ndërhyrja nga ajri

Zjarri në Krujë vijon të mbetet aktiv, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë në terren për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës.

Pas përhapjes së zjarrit, ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri, me qëllim frenimin e flakëve dhe neutralizimin e vatrave aktive.

Perimetri i zjarrit është zgjeruar gjatë natës, ndërsa flakët janë afruar edhe pranë banesave.

Në mbështetje të strukturave të emergjencave janë angazhuar edhe efektivë të Forcave të Armatosura.

Forcat e Armatosura po kryejnë ndërhyrje edhe në zona të tjera të prekura nga zjarret, përfshirë Lurën, Mallakastrën, Vaun e Dejës, Mirditën, si dhe Priskën, Dajasin dhe Farkën në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›