E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri në Drenovë të Mallakastrës në afërsi të puseve të naftës, ndërhyhet në kohë

Një vatër zjarri është aktivizuar në Drenovë të Mallakastrës, në afërsi të puseve të naftës dhe nënstacionit elektrik.

Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë në terren, duke bërë të mundur neutralizimin e shpejtë të flakëve.

Ndërhyrja në kohë ka parandaluar përhapjen e zjarrit në zonën përreth, ndërsa vijon monitorimi i situatës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›