E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zjarri në Finiq, Auron Tare: Flakët shkrumbuan Parkun Arkeologjik, janë dëmtuar strukturat antike dhe monumentet e Kulturës

Zjarri shkrumbon Parkun Arkeologjik në Finiq. Kjo të paktën sipas një denoncimi në rrjetet sociale të Auron Tares.

“Zjarri i sotëm, i cili shkrumboi tërësisht Parkun Arkeologjik të Finiqit duke dëmtuar monumentet e Kulturës dhe strukturat antike tregon më së miri braktisjen e këtij Qyteti vetëm 9 km nga Saranda.

Harresa dhe braktisja e këtij Qyteti madhështor që sot u bë shkrumb nuk ka lidhje me barbarte e dikurshme, por në rradhe të parë me frymën indiferente të publikut dhe me pa aftësinë burokratike të Institucioneve, të cilët nuk po kuptojnë se Trashëgimia Kulturore është çelësi i një turizmi largpamës dhe mundësi për zhvillimin ekonomik”, shkruan Tare.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›