E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri në Hekal/ Mallakastër, normalizohet situata pas ndërhyrjes nga ajri

Zjarrfikësit e Mallakastrës kanë vënë nën kontroll situatën në Hekal, ku një vatër zjarri, që nisi në mëngjes, u riaktivizua pasdite, duke rrezikuar edhe murin e qytetit antik të Bylisit.

Helikopteri i Forcave të Armatosura operoi për pesë orë në zonë, duke ndihmuar forcat në terren në izolimin e flakëve.

Sipas drejtorit të repartit zjarrfikës të Bashkisë Mallakastër, Mandi Aliaj, në operacion u angazhuan tetë automjete zjarrfikëse, dy autobote me ujë dhe mbi 40 forca, mes tyre edhe efektivë të Forcave të Armatosura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›