E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, flakët përfshijnë pyllin me pisha

Vatra e zjarrit në fshatin Rriban të Mallakastrës ka marrë përmasa të mëdha për shkak të erës së fortë, e cila ka favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve.

Zjarri ka përfshirë kurorat e pishave dhe duke rritur ndjeshëm rrezikun për zgjerimin e mëtejshëm të vatrës në zonën pyjore.

Forcat zjarrfikëse dhe strukturat përgjegjëse vijojnë përpjekjet për izolimin e flakëve, ndërsa kushtet atmosferike po e vështirësojnë ndërhyrjen.

Autoritetet mbeten në gatishmëri për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt zonave të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›