Zjarri në Moskë: Shumica e viktimave nga Uzbekistani
Autoritetet kanë bërë me dije se shumica ndër 17 personat që humbën jetën nga zjarri në depon e një tregu në Moskë, ishin punëtorë nga Azia Qendrore, që e flisnin gjuhën taxhike.
Në raportet e para të mediave ruse thuhej se shumica e viktimave ishin nga Taxhikistani.
Por, zyrtarët më vonë kanë shpjeguar se të 17 viktimat ishin shtetas të Uzbekistanit, që e flisnin gjuhën taxhike.
Zëdhënësja e policisë së Moskës, Julia Anosova, tha se identifikimi i të vdekurve ishte një proces i vështirë për shkak se zjarri i kishte shkatërruar gjërat e tyre personale.
Mëngjesin e sotëm, zjarri shpërtheu në ndërtesën dykatëshe të një depoje në tregun Kahalovski, në një lagje jugore të Moskës.
Shkaku i zjarrit ende nuk dihet, ndërsa hetimet po vazhdojnë.