Rasti ‘Mustafi’, arrestohet një tjetër bashkëpunëtor
Krahas kreut të Task-forcës kundër korrupsionit, Nazmi Mustafi, dhe bashkëpunëtorit të tij të dyshuar, Reshat Zherka, të cilët u arrestuan të hënën nën dyshimin për përfshirje në korrupsion, lidhur me dyshimet për shpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar dhe ushtrimin e ndikimit, është arrestuar edhe një person i tretë.
Mësohet se personi në fjalë është arrestuar të martën në mëngjes në afërsi të kufirit me Shqipërinë, ndërsa nuk u përjashtua mundësia që bëhet fjalë për të vëllanë e Zherkës, Xhelal Zherka.
Zëdhënësi i EULEX-it, Nikollas Haëton, bëri të ditur se vendimin për vazhdimin apo jo të masës së arrestit pritet ta marrë një gjykatës evropian në një gjykatë në Pejë.
Ai rikujtoi se në çfarë dyshime bazohet hetimi i prokurorëve të EULEX-it.
“Dyshimet, të cilat po hetohen janë shpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar dhe ushtrim të ndikimit. Andaj, një gjykatës evropian pritet ta marrë vendimin për këtë çështje”, u shpreh Haëton.