E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zjarri në Shëngjin, Ndreu: Dëm i madh në pyje, po punohet për ta vendosur nën kontroll

TIRANË, 30 korrik/ATSH/ Flakët e zjarrit kanë përfshirë Shëngjinin në Lezhë.

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu duke e cilësuar një situatë të pashembullt tha se “zjarri i ndihmuar nga era e fortë ka rrezikuar seriozisht, banesat dhe hoteleritë tek zona e Ranës së Hedhun”.

Ndreu tha se po kryhet një superorganizim me në krye Drejtorin e Shërbimit Zjarrfikës Shqiptar, Arben Cara, Prefektin e Qarkut, Gjergji Prendi, forcat e shërbimeve të Zjarrfikëseve dhe Shërbimeve të tjera të bashkisë Lezhë, forcat zjarrfikëse pothuaj nga e gjithe Shqipëria”.

“Situata vazhdon me shpresën se me ndërhyrjen e helikopterit dhe zjarrfikëseve do vihet në kontroll. Gjithsesi dëmi është i madh në pyje”, tha Ndreu.

/k.s/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›