E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri në Ulëz përhapet me shpejtësi, flakët depërtojnë në luginën e Shkopetit, kërkohet ndërhyrje nga ajri me 2 helikopter

Zjarri në fshatrat e Ulzës po përparon me shpejtësi për shkak të erës së fortë.

Flakët tashmë kanë hyrë në luginën e Shkopetit në fshatin Madhesh dhe po drejtohen drejt Skurajve.

Operacioni nga toka e ka të pamundur të vërë nën kontroll vatrën e cila tashmë është përhapur në disa drejtime ku ka djegur stane e banesa, por dyshohet se nuk i kanë shpëtuar as kafshë.

Në terren janë angazhuar dhjetra forca nga administrata e bashkisë Mat, forcat e armatosura e banorë të zonës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›