E Martë, 3 Nëntor 2026

Zjarri në Urgjencën e QSUT-së, Prokuroria e Tiranës nis hetim

Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim lidhur me zjarrin e rënë në Urgjencën e QSUT-së më 11 shkurt të këtij viti. Në një njoftim për mediat, Prokuroria njofton se ka regjistruar procedimin penal për veprën “shkatërrim i pronës me zjarr”, pa persona në hetim.

Prokuroria bën me dije se ka kërkuar administrimin e të gjitha provave për të dokumentuar shkakun dhe vlerën e dëmit të shkaktuar, si dhe personat përgjegjës për shkaktimin e dëmit.

“Me administrimin e akteve proceduriale dhe akteve të ekspertimit do të konkludohet mbi shkakun e rënies së zjarrit dhe vatrës fillestare”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Kati -1 i Urgjencës u përfshi nga flakët më 11 shkurt, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›