E Martë, 3 Nëntor 2026

Shpërthimi në Lushnjë, njësia antieksploziv dhe ISHTI në vendngjarje

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Lushnjë, ku 2 persona humbën jetën dhe 7 të tjerë mbetën të plagosur, kanë shkuar në vendngjarje Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial, njësia anti-eksploziv, prokurorja e Fierit, policia e Lushnjës dhe inxhinierë të OSHEE për të vijuar hetimet mbi shkakun e ngjarjes me përmasa tragjike si dhe zbatimin e kushteve të sigurisë në punë.

Hetimet mbi shpërthimin vijojnë ende, teksa dyshohet se viktimat 51 dhe 23 vjç që punonin me vinçin ishin duke transportuar 2 bombula oksigjeni. Njera prej tyre ka rënë nga lartësia duke shkaktuar shpërthimin e fuqishëm. Në vendgjarje janë kërkuar ekspertë të sigurisë për shkak se bombula e oksigjenit që ka mbetur e varur në vinç paraqet rrezikshmëri të lartë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e së premtes (2 mars) në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plastmasit”, në një kapanon në ndërtim, për shkak se vinçi ra në kontakt me shtyllën e tensionit të lartë. Viktima mbetën Roland Hoxha dhe i biri i tij Elidon Hoxha, ndërsa mes personave të plagosur është edhe deputeti Bujar Çela. Ai është dërguar në spital në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu kanë mbetur të plagosur Sokol Lumi, dërguar te spitali i Traumës në Tiranë, Sajmir Korreshi (nuk bëhet fjalë për deputetin e PD-së), Ilia sota, Lunedi Golemi dhe Ervis Sharka të cilët po marrin mjekim në spitalin e Lushnjës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›