Zjarri në departamentin amerikan të shtetit, tre të lënduar

Zyrtarët thonë se tre punëtorë të mirëmbajtjes janë plagosur seriozisht nga zjarri në selinë e Departamentit amerikan të shtetit në Uashington.
Zyrtarë të shërbimeve të emergjencës thanë se një person ka pësuar plagë të rrezikshme në zjarrin që ndodhi sot në mëngjes, ndërsa dy të tjerët po ashtu kanë marrë lëndime serioze, por nuk janë në rrezik për jetë.
Të tre të plagosurit gjenden në spital, transmeton Rel.
Zyrtarët kanë thënë se po zhvillohen hetime për shkaqet e shpërthimit të zjarrit./Indeksonline/