ETA kërkon lirimin e njëres prej lidereve

Grupi separatist bask, ETA, mund të çarmatoset dhe të shkrihet, nëse do të arrihet të negociohet me qeverinë spanjolle lirimi i të burgosurve. ETA ka lëshuar një deklaratë ku thonë se janë të gatshëm të çarmatosi rajonin bask të Euskadit, shkruan Shekulli.
Ndër të tjera ETA, mund të dojë të bisedojë rreth lëshimit të Izaskun Lesak, e cila u arrestua në Francë në tetor. Lesak dyshohet të jetë një lider e ETA-s. Ministri i Brendshëm i Francës, Manuel Valls, u shpreh se vendi i tij duhet të bashkëpunonte me Spanjën për të luftuar kundër ETA-s.
Dy njerëz u vranë nga një bombë e vendosur nga ETA në aeroportin e Barajas në Madrid në vitin 2006.
ETA besohet se është përgjegjëse për më shumë se 800 vdekje dhe konsiderohet si organizatë terroriste nga BE-ja dhe SHBA-të./Indeksonline/