E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zjarri në fushën e mbetjeve, Dredha: Po punohet për vënien në kontroll

TIRANË, 24 mars/ATSH/ Në Vlorë vijon puna për vënien në kontroll të zjarrit të rënë mbrëmjen e djeshme në fushën e mbetjeve.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha në një prononcim për mediet tha se “zjarri nisi që mbrëmë rreth orës 21:00, në orën 23:00 u vu nën kontroll, por për shkak të erës që ka vijuar dje në drekë dhe vijon dhe sot u përhap”.

“Të gjithë jemi në terren sa ta vëmë situatën nën kontroll. Nuk ka shumë prezencë të madhe zjarri më shumë ka tym. Nuk ka rrezik për banesat. Brenda pak orësh shpresojmë se do e vëmë nën kontroll”.

Dredha bëri të ditur se së shpejti nis projekti me KFW për fushën e mbetjeve, që do të kthehet në ekopark.

“Këto mbetje nga këtu nuk do të largohen fillimisht do të mbulohen me dhe dhe më pas do të nisë projekti me KFW që është kapsulimi. Do të bëhet ekopark. Kjo është faza e dytë. Fillimisht do të vëmë në punë Sherishtën, në fund të kësaj jave nisim me hedhjen e mbetjeve në landfildin e Sherishtës”, theksoi Dredha.

Kryebashkiaku u shpreh se do të merren masa dhe për landfildin në Vlorë dhe atë në Orikum.

“Sezoni që do të vijë nuk do të na gjejë më as në ladfildin e Orikumit e as këtu në fushën e  mbetjeve, nuk do të jenë më të përdorshme, do të fillojmë ti mbulojmë me dhe”, tha  Dredha.

/k.s/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›