Rama ironizon Berishën: Sy m’sy ke këneta

TIRANË, 24 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste ironizoi sërish sot me bufin e kënetës, deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
“Sy m’sy ke këneta”, shkruan Rama, ndërsa publikoi në rrjetet sociale një video me dy bufë, ku dëgjohet kreu i PD-së në një komunikim me publikun në rrjetet sociale.
Ndërkohë që kryeministri ka nisur prej kohësh një format komunikimi live me qytetarët përmes rubrikës “Sy m’sy” në rrjetet sociale edhe kreu i PD-së Sali Berisha ka zgjedhur t’i përgjigjet pyetjeve të komentuesve në rrjetet sociale.
Kryeministri Rama ka ironizuar në vijimësi deklaratat e kreut të PD-së përmes bufit të kënetës, një specie sipas tij, që “konsiderohet shumë armiqësore ndaj diversitetit”.
/m.m//a.f/