E Martë, 3 Nëntor 2026

Zjarri në ishullin Tenerife të Spanjës detyron 3000 njerëz të evakuohen

Mijëra persona janë larguar nga shtëpitë e tyre pasi një zjarr ka përfshirë ishullin spanjoll të Tenerifes. Zjarri shpërtheu fillimisht në verilindje të ishullit, I cili po përballet me temperatura të pazakonta për stinën.

Të mbështetur nga gjashtë helikopterë, forcat zjarrfikëse të angazhuara në operacionin për vënien nën kontroll të flakëve, u shprehën mëngjesin e kësaj të enjteje se vatra e zjarrit ishte stabilizuar dhe se po vlerësohej nëse banorët mund të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

Edhe në muajin gusht, Tenerife, pjesë e arkipelagut të ishujt Kanarie, u  përfshi nga flakët e shkaktuara nga temperaturat tejet të larta të kësaj vere.

Gazetare E. Pepa

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›