E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri në vilë nga shpërthimi i bombolës, vdes kryefamiljari

Gazeta Shqip

Ngjarja e djeshme, kur nga shpërthimi një bombole gazi në një shtëpi në zonën e Saukut mbetën të plagosur tre familjarë, ka shënuar viktimën e parë. Ka ndërruar jetë ditën e sotme si rezultat i djegieve të shumta në trup kryefamiljari Ilir Qefalia, 38 vjeç, i cili sipas mjekëve ishte djegur në 80 për qind të trupit.

Ndërkohë, nga ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme mbetën të plagosur edhe bashkëshortja e tij, Dorina Qefalia dhe vajza e vogël e çiftit, të cilat mësohet se janë në një gjendje më të mirë shëndetësore,

Sipas policisë, shkak i zjarrit në banesën e çiftit është bërë lënia hapur e një bombole gazi, çka ka bërë që ajri i tejmbushur me gaz të shkaktojë një zjarr të fuqishëm në momentin e ndezjes së dritës elektrike.

6 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Zjarri në vilë nga shpërthimi i bombolës, vdes kryefamiljari burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›