Rita Ora, "ndiqet" nga Barack Obama
Rita Ores, qe nga e marta i eshte "vene ne ndjekje" Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Pas zhurmes se madhe, qe u be ne media rreth ndarjes se Rita Ores nga djali i Kardashianeve, ka ardhur koha, qe pas t'i shkoje dikush tjeter. Presidenti Obama i ka bere "follow" Rites ne "Twitter". Me pare, Barack Obama pati thene, qe degjon shume muzike Jazz e Blues, ndersa kengetaret e tij te preferuar jane Bob Dylan, Bruce Springsteen e Stevie Wonder. Ky fakt nuk e ka penguar Obaman, qe te behet "fan" i Rita Ores ne "Twitter". Ne nje interviste per "The Rolling Stones", Obama pati treguar listen e tij ne iPod ku mund te gjeje edhe kengetare te muzikes Rap e Hip Hop si, Jay Z e Ludacris. Ndoshta ne listen e tij ne iPod, Obama ka futur edhe albumin "Ora", apo ndoshta vajzat e tij e kane influencuar ne kete aspekt.