E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri përfshin masivin pyjor në Lezhë, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve

Zjarri në Kashnjet të Lezhës vijon të jetë aktiv, ndërsa vatrat më problematike janë përqendruar në zonën e fshatit Rras, ku flakët kanë përfshirë sipërfaqe pyjore.

Terreni i thyer dhe i vështirë po pengon ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse në disa prej vatrave.

Për izolimin dhe frenimin e përhapjes së zjarrit janë angazhuar edhe Forcat e Armatosura, ndërsa në terren po punohet edhe me pompa dore.

Situata mbetet e vështirë, ndërsa operacioni vijon për të parandaluar përhapjen e flakëve në sipërfaqe të tjera pyjore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›