E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri përfshin shkurret në një zonë të banuar në Lezhë, zjarrfikësit vënë nën kontroll flakët

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe ferra pranë zonës së Se Lalmit, në Lezhë.

Të favorizuara nga era, flakët u përhapën me shpejtësi, duke iu afruar banesave që ndodhen në këtë zonë dhe duke krijuar shqetësim për banorët.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet zjarrfikëse, të cilat ndërhynë për të izoluar vatrën e zjarrit. Pas ndërhyrjes, flakët u vunë nën kontroll dhe u shuan, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit drejt banesave dhe zonave përreth.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›