E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane familjaret e denoncojne te zhdukur ne polici

Një 48-vjeçare e cila rezultonte e zhdukur prej të premtes, është gjetur e mbytur në liqenin artificial në Tiranë. Sipas policisë, viktima është Natasha Gjoni, ndërsa nga kqyrja e trupit të pajetë nuk janë gjetur shenja dhune. Të njëjtat burime thanë për “ABC News” se pas veprimeve paraprake hetimore ngjarja rezulton të jetë vetëmbytje. Familjarët denoncuan të premten zhdukjen e 48-vjeçare me pretendimin se ajo kishte kohë që vuante nga depresioni dhe largohej e përhumbur nga banesa. Trupi i pajetë u gjet nga kalimtarë të cilët bëjnë vrap në kodrat e liqenit rreth orës 7:40 të paradites.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›