Zonja e kryeqeveritarit ndihmon te moshuarit
GJIROKASTER - Festen e Krishtlindjeve zonja Liri Berisha e ka kaluar se bashku me te moshuarit e azilit te pleqve ne Gjirokaster. Ne kuader te kesaj dite ajo ka zhvilluar nje vizite ne kete institucion. Ajo shoqerohej ne kete vizite nga deputetja e Kuvendit Popullor, zonja Lejla Pernaska. Zonja Berisha gjate bashkebisedimit qe ka zhvilluar me drejtoreshen e Shtepise se te Moshuarve, Vjollca Cekani dhe te moshuarit, eshte njohur nga afer me ecurine e punes ne kete institucion perkujdesjeje per moshen e trete, si dhe nevojat per ndihme qe ka ky azil.