E Diel, 1 Nëntor 2026

Zoti President, VEPRONI! Kryeministri SALI BERISHA po ndez luftën civile

Nga Kledian Lula

kledianlula@yahoo.com

Zoti President i Republikës!

Nëse kam një motiv për të respektuar dinjitetin Tuaj si President i Republikës dhe si personalitet qytetar i kompletuar, mendoj se kam 1000 arsye e shkaqe madhore, Tju drejtohem publikisht, madje me vonesë, për të kërkuar ndërhyrjen Tuaj konkrete, energjike e urgjente, me objeksion: Të merrni nën kontroll Kushtetues situatën tejet të acaruar në Tiranë e në Shqipëri, krijuar prej dhunimit zyrtar të votës së lirë të 8 Majit 2011. Edhe pse Ju zoti President i Republikës, deri në këto momente kritike nuk keni nxjerr ende asnjë rrokje për situatën prag-zjarri me fitil gati, unë besoj, se JU nuk gjendeni mes dilemash personale e paragjykuese përballë ndonjërës prej palëve, ose figurave politike, për të mos mbajtur qëndrim Kushtetues, si Kryetar SHTETI. Në rastin konkret zoti President, nisur prej paanësisë Tuaj Kushtetuese, mendoj se kam të drejtë dhe bëj detyrën si shtetas i këtij vendi, që i kam besuar jetën dhe punën time këtij Shteti, që Tju trokas fort në portë e Tju them: NDËRHYNI URGJENT! Duhet të veproni, mbasi ndërhyrjen në këtë situatë e keni detyrim Kushtetues e jo kontribut vullnetar, as mision humanitar shoqëror, sepse Presidenca që JU drejtoni, nuk është OJF, as rezidencë bamirësie e arbitër duelesh anti-ligjore, që nxiten dhe zhvillohen jashtë kontrollit, por është SHTET. Dhe SHTETI ndërhyn, vepron, parandalon, ndëshkon. Kjo duhet të bëhet prej JUSH.

Në Tiranë, pushteti qeverisës i këtij vendi ka 10 ditë, që me egërsi deri kriminale, ka angazhuar gjithë makinerinë e tij politike, qeveritare, administrative e policore, financiare që disponon dhe komandon, duke e hedhur në mësymje të dhunëshme e anti-Kushtetuese për të grabitur 10 vota, të cilat populli ia dha si fitore PS dhe opozitës, për të qeverisur Tiranën. Këtë krim të vjedhjes së votës publikisht e në mënyrë anti-ligjore, pushteti ekzekutiv po e organizon nëpërmjet KQZ. Kreu i saj është Arben Ristani, personalitetin juridik dhe civil e politik të cilit, JU zoti President e njihni dhe e keni në dosjet e KLD, të skeduar si një gjyqtar-krim, i prangosur për afera korruptive. Tashmë, ky zyrtar që drejton KQZ, gjendet aktivisht i përfshirë dhe në afera politike-financiare anti-Kushtetuese, me objekt: Manipulim e rezultatit zgjedhor, në favor të pushtetit ekzekutiv të PD-LSI e disa parti-grupeve politiko-kriminale, që përbëjnë koalicionin e komanduar nga PD.

Zoti President!

Në këtë synim të hapur provokativ të pushtetit ekzekutiv, për të manipuluar verdiktin votë-besues të popullit, nuk kemi thjesht si pasojë vetëm deformimin e procesit zgjedhor, as vetëm pasojën bllokimit të integrimit të vendit në BE. Së pari dhe më kryesorja, me këtë krim-zgjedhor, pushteti i komanduar nga SALI BERISHA, ka marrë në dorë urën e zjarrit dhe po e tund me karshillëk e kërcëllim mbi kokën e vendit e të popullit. Kryeministri SALI BERISHA është pozicionuar publikisht në krye të bandës zyrtare qeveritare që po organizon krimin në fjalë, duke e provokuar haptazi popullin, tek një e drejtë legjitime, të cilën ia ka cenuar rëndë e brutalisht edhe në vitin 2009, duke i vjedhur dhe djegur votën e lirë me fuçi benzine. Në vështrimin tim zoti President, duke parë temperaturën që ka krijuar pushteti me këtë zjarr që po ndez, mendoj se situata kërkon ndërhyrjen TUAJ. Qeveria që duhet të respektonte ligjin dhe të drejtën e votës, siç u konfirmua tashmë, ka dalë dhe është vërsulur dhunshëm kundër votës së lirë dhe të drejtës, për ta administruar atë sipas vullnetit popullor. Deri sot që po Ju bëj thirrje për NDËRHYRJE, shoqëria shqiptare po nxitet prej pushtetit politiko-ekzekutiv të komanduar nga SALI BERISHA, drejt një konflikti civil me pasoja për popullatën, ekonominë, të ardhmen dhe integritetin e vendit.

Kjo egërsi anti-Kushtetuese e anti-popullore që po manifeston me veprime konkrete pushteti, ka lidhje me 1 karrige, të cilën populli i Tiranës nuk ia dha pushtetit në fuqi, por ai kërkon ta uzurpojë me vjedhje, me dhunë, me krim anti-Kushtetues. Këtë votë të popullore votëbesuese të opozitës, pushteti kërkon ta denigrojë, ta manipuloj, ta vjedh, siç po mundohet prej 10 ditësh terrori e maskarllëqesh financiare e policore. Këtë synim, këta akt anti-kushtetues të pushtetit politiko-ekzekutiv, unë nuk e konsideroj një çudi që zgjat 3 ditë, por e konsideroj një rikthim tek dhuna publike, tek konfrontimi fizik civil i shqiptarëve, situatë të cilën në vitin 1996, 1997, 1998, 2011 e kemi përjetuar dhimbshëm nga ana njerëzore, me shkatërrim total nga ana ekonomike, me reputacioni të humbur ndërkombëtar si vend e si shtet. Dhe të mos harrojmë, që autor i këtyre konflikteve fizike civile popullore në Shqipëri, ka qenë përherë SALI BERISHA, ky SALI që ka bërë gati e po ndez edhe zjarrin e radhës edhe pas këtyre zgjedhjeve. Këtë akti-turpi e krimi shtetëror, kryeministri SALI BERISHA, xhelati i votës së lirë të shqiptarëve, po e realizon me KQZ, të cilën e ka kthyer në një instrument të ndyrë në dorën e tij, institucion ky, që po injoron hapur detyrimin Kushtetues që i ka besuar Kuvendi, detyrim për të cilën, JU zoti President e keni dekretuar.

Zoti President!

JU duhet të ndërhyni, sepse këtu nuk po sulmohet vota në komitetin e prindërve të kopshtit me e pa drekë, por vota e lirë e një populli që po pengohet për integrimin, për shkak 20 vjeçar të krijuar prej këtij individi me detyrë kryeministër. Kjo votë gjendet përsëri e futur nën thonjtë e pistë, kriminal e gjakatar të pushtetit politiko-ekzekutiv, të komanduar prej SALI BERISHES. Eshtë koha, zoti President, të provoni përballë shqiptarëve dhe botës, fuqinë TUAJ si garant i këtij vendi. Për më tepër, ndërhyrja Juaj është domosdoshmëri dhe emergjencë, mbasi kjo situatë po nxitet dhe drejtohet aktivisht prej SALI BERISHËS, këtij individi pacient mendor shoqërisht i rrezikshëm. Në qëndrimet e SALI BERISHES ka aktivitet të njohur e të provuar qeverisës e politik kriminal, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, provuar kjo me nxitje dhe organizim aktesh barbare publike, duke copëzuar e pozicionuar me konflikte të dhunshme fizike shoqërinë shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›