E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zoti Rama, deti kos të bëhet, për ty s’ka lugë

28-01-2013 / Gazeta 55

Shqiptarët s’kanë hallin e mjekrës së Marksit, kanë hallin e rritjes së mirëqenies, që e zgjidh vetëm e djathta. Ata janë të ngopur me dokrrat që e kanë burimin te babai shpirtëror i Ramës, diktatori Enver Hoxha. Edhe po fryu “era majtas”, kjo s’do të ketë ndonjë ndikim më 23 qershor, pasi Rama s’ka vela e s’shfrytëzon dot asgjë. Problemet e tij private, si dhe ato të klanit në PS s’u interesojnë shqiptarëve, të cilët marrëveshjet i firmosin me ata që marrin përsipër t’i çojnë në Evropë, e jo me ata që u ngrenë gardhe të tjera me tela me gjemba 

Edi Rama i mbyllur në kullën e tij të bllokimit të integrimit të Shqipërisë në BE, është në pritje dhe shpreson se era, që sipas tij po “fryn majtas” në Europë, do të kalojë edhe në Shqipëri dhe ta marrë e ta hedhë atë në karrigen e shumëndërruar të kryeministrit. Mosbesues ndaj bashkëpunëtorëve të tij, përfshi këtu edhe Erion Braçen, por për më tepër edhe shterpësia e ideve dhe alternativave ballafaquese në prag të zgjedhjeve të qershorit të vitit 2013, e kanë çarmatosur apo “ia kanë mbushur mendjen” Edi Ramës se impotenca e tij politike, është kusht i mjaftueshëm që ai të mos e shoh fitoren as në 23 qershor 2013. Për këtë ai vetëkënaqet duke pasur si busull orientimi “erën majtas” që fryn, sërish në vendet e Lindjes, si Sllovenia apo Çekia, duke tentuar të ngopë me dokrra shqiptarët, dokrra që e kanë burimin te Enver Hoxha, babi shpirtëror i Edi Ramës. Këtu Edi Rama bën gabimin e tij të radhës, kur beson se meqenëse, në nja dy vende të lindjes po fryn “era majtas” edhe atij “do ti buzëqeshë fati”, e do të ledhatohet nga kjo erë. Por Edi Rama harron një gjë..., që Shqiptarët s’kanë hallin e mjekrës së Karl Marksit, e cila ende tundet në formën e fantazmës në duart e Edi Ramës. Shqiptarët kanë hallin e rritjes së mirëqenies së tyre, bashkë edhe me besimin se këtë e zgjidh vetëm e djathta. Me logjikën e Edi Ramës, se “era majtas” do e hedhë atë në karrigen kryeministrore, ai vetëm veten mund të gënjejë. Sepse, rreth tetë vjet më parë, nuk ishte “era djathtas”, që e solli PD-në në pushtet. As katër vjet më parë nuk ishte “era djathtas” që e konfirmoi PD-në në pushtet. Po të ishte kështu, Edi Rama nuk do të ndërmerrte aksionin bllokues të radhës, nëpërmjet lëvizjes “hap kutitë”..., por do të pajtohej me “fatin e keq” që i kishte rezervuara “era djathtas”... Por ishin dhe janë, përveçse idetë, alternativat, projektet dhe realizimet konkrete të qeverisë së djathtë nga njëra anë, dhe politika bllokuese e së majtës së drejtuar prej Edi Ramës nga ana tjetër, e cila ka rezervuara vazhdimin e “erës djathtas” në Shqipëri edhe në qershorin e këtij viti. Edi Rama mund të shpresojë si te ajo fabula ku dhelpra rendte pas ko...(ve) të dashit me shpresën se do ti binin këtu..., apo do ti binin atje, që ajo më pas ti rrëmbente në gojën  e saj. Dhe njësoj si tek e njëjta fabul, ku dhelprës nuk i mbeti gjë tjetër veçse të sekretonte pështymën nga “fati i keq”, edhe Edi rama më kot shpreson te “era majtas”. Sepse, edhe po fryu “era majtas”, kjo s’do të ketë ndonjë ndikim më 23 qershor 2013 në Shqipëri, pasi Edi Rama nuk ka vela dhe nuk shfrytëzon dot asgjë. “Deti kos të bëhet”, për Edi Ramën, nuk ka që nuk ka lugë... Problemet e tij private, si dhe ato të klanit në PS nuk u interesojnë shqiptarëve, të cilët marrëveshjet i firmosin me ata që marrin përsipër t’i çojnë në Evropë, e jo t’u ngrenë gardhe të tjera me tela me gjemba.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›