E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zoti Rama, jeta jote është një ajsberg turpesh!

12-05-2013 / Redaksionale

S’blihet dot e shkuara, aq me eliminimin politik të dëshmitarëve okularë e as me manipulimin e dëshmive arkivore a shkresore. Turpet e Ramës kanë lënë gjurmë kudo, nga Spanja në Francë e Gjermani, nga dhuna e poshtëurave dhe e Pezës, tek gjendjet civile të gjashtë martesave. Gjurmët janë vetëm maja e ajsbergut të turpit, i cili pret të thyhet në transparencën që po sjell fushata e 23 qershorit 


Megjithë përpjekjet që të jep pozicioni prej kryepartiaku për të fshehur jetën (përmes shërbëtorëve apo luftës politike), ka ikur koha e Enver Hoxhës. Ti Edi Rama, s’i vret dot dëshmitarët okularë, s’i fsheh e s’i manipulon dot arkivat, as filmike e as shkresore... Ti i ke të regjistruara turpet e tua. Ato janë të shënuara si hieroglife në murin e jetës tënde, prej të cilës përfshihen si viktima edhe njerëz e familjarë të tu, në Tiranë e në Durrës. Dhe thuajse kudo, në çdo qytet të Shqipërisë, ti ke lënë njollën e turpit, nga Saranda në Shkodër. Harta e lëvizjeve të tua ndërkombëtare, nga Zvicra në Francë, në Spanjë, në Gjermani a gjetkë, është e përmbytur nga gjurmët i turpeve të tua. Je i vetmi që përpiqesh ta fshehësh jetën, kërkon të mbulosh dritën mbi jetën nën hije, por pavarësisht përpjekjeve për ta mbuluar - duke i hedhur rërë si macja jashtëqitjes (ndryshe: si plehrat poshtë tapetit) – ti nuk ia del dot. Ti s’ke as forcën e as diturinë të kuptosh se është shumë i afërt momenti, kur ajsbergu i fshehtë i turpeve të tua të shpërfaqet në ndonjë emision Explorer nga ato të BBC apo Discovery Channel...pasi ti duhet ta dish se ka dokumentarë për heronj, por ka edhe për vërsnikët e tu monstra. Gjashtë martesat e dhunshme të tuat, ku “shoqëruesin e parë të dhëndrit” e luajnë veprimtari trafikantësh të mirëfilltë, pamjet e perversitetit dhe episode të lidhura drejtpërsëdrejti me krimin dhe drogën, janë objekt i paharrueshëm i imazhit tënd publik dhe shumë shpejt mund të bëhet “i aksesueshëm” për të gjithë. Nuk ia del kurrkush i paguar prej teje të censurojë historitë ku babanë tënd e shoqëronin shokët që ti të mos bëje skandale dhe turpe. Inteligjenca jote sifilitike për shkak të jetës tënde të hallakatur, magjepset pas modelit narcist tëndin (kur antimodelin e qëmton tek një tjetër) dhe rrëzohet në llumin e turpit. Ti hap gojën si peshku para gjithë të marrëve të botës, para aventurierëve dhe parvenyve të çfarëdolloj gazepi. Shumë shpejt do t’u vijë turp shumë njerëzve pranë teje. Imagjino “përmbytje” dhe do të të duket vetja si Noe, por rrjedha e jetës së shthurur, ku morali dhe normaliteti janë alienë, të kanë ofruar veç kompensata të çara. Ti je varkë e mbytur pikërisht nga përplasja me pjesën nën ujë e ajsbergut të turpeve të tua.  

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›