E Diel, 1 Nëntor 2026

Jozefina Topalli në Bushat, në 100 vjetorin e Kishës së Mjedës në Kukel

11-05-2013 / Gazeta 55

100 vjetori i ndërtimit të Kishës së Mjedës në Kukel, të Komunës Bushat, në të cilën shërbente Mjeda i madh, është përkujtuar sot së bashku me nderimin për teologun dhe poetin e madh. E ftuar në ceremonitë e këtij jubileu, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli së bashku me Ministrin e Kulturës Vizar Zhiti morën pjesë në promovimin e kolanës me 10 vëllime të monografisë seriale “Mejda”, vepër e studjuesit Mentor Quku, të cilat hedhin më shumë dritë në botën shpirtërore të poetit. Kisha e projektuar nga Mjeda në stilin neoklasik, gjatë periudhës së diktaturës ka shërbyer si depo armësh dhe u kthye në identitet falë pëkushtimit të Dom Nikë Ukgjinit, drejtor i qendrës muzeore “Ndre Jeda” Duke falenderuar Dom Nikën për punën dhe përkushtimin e tij, zonja Jozefina Topalli tha se “Kisha e Mjedës është kishë që me muret dhe gurët e saj tek secili prej nesh sjell veprën, idealizmin besimin, patriotizmin e Ndre Mjedës. Dom Nika, tha ajo, me punën  e tij për ta rikthyer Kishën ashtu si ka qenë, më shumë se kushto tjetër duket se identifikohet me atë që shkruan Mejda “Më mirë me ken sa sa me u duk” Kryetarja e Kuvendit tha se vëllimet e profesor Qukut, vijnë përmes një pune shumë vjeçare në zbullimin dhe nxjerrjen në dritë të punimeve të një prej autorëve jo vetëm shqiptar, por që i kapërcen kufijt e kombit shqiptar për nga dimensioni i fuqisë së tij të atdhedashurisë, për nga eleganca në veprën e tij, në poezinë e tij, për nga finesa krejt e ndryshme nga çdo autor tjetër. “Më gëzon Kisha e rikthyer, më gëzon përkushtimi, por mbi të gjitha më gëzon idealizmi që ekziston, jo vetëm në Kukel, Bushat, Dajç, Hajmel por në të gjithë këtë Qark, ashtu si e të gjithë ushëheqësve religjioz, në të gjithë vendin tonë për të ruajtur parimet dhe sistemin e vlerave të cilat duhet të jenë ushëheqëse të jetës sonë”.


Veç veprës së Mjedës si patriot, si shkrimtar, poet e teolog nuk mund të le pa përmendur edhe pjesën e tij si politikan, tha Kryetarja e Kuvendit. “Në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë kam vendosur një foto të madhe. Në atë fotografi përveç atyre burrave që ishin zgjedhur deputetë në 1921, ishte edhe elita shqiptare. Gjëja më e bukur që mua më pëlqen është se aty është një myfti, është edhe Mjeda, është edhe Padër Gjegj Fishta. Ne shkodranët por edhe shqiptarët në përgjithësi kemi qenë shumë krenarë për përfaqësuesit tanë në Kuvend, shumë krenarë që jemi përfaqësuar nga Mjeda, Fishta e përfaqësues të tjerë të mrekullueshëm. Natyrisht pas 100 viteve Shqipëra ka ndryshuar shumë, jeta jonë ka ndryshuar shumë por është një rast që shqiptarët të mendojnë që ne të vazhdojmë të përfaqësohemi edhe në parlament me emra me identitet, me emra me histori, me emra që na bëjnë nder”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›