Zoti e shpëtoftë të majtën shqiptare nga piktori i dështuar Edi Rama!

05-04-2013 / Gazeta 55
Kryeministri Berisha viziton vendprehjen e eshtrave të piktorit të madh shqiptar, Ibrahim Kodra
Gjatë vizitës që zhvilloi sot në komunën Ishëm, Kryeministri Berisha u ndal edhe në vendprehjen e eshtrave të piktorit të madh shqiptar, Ibrahim Kodra, si një homazh nderimi për veprën e tij.
Ndërsa e vlerësoi Ibrahim Kodrën si gjenin e pikturës shqiptare, Kryeministri Berisha bëri këtë koment: “Erdha sot të përulem me nderimin më të madh, para gjeniut të pikturës shqiptare dhe një prej piktorëve më të mëdhenj të kohës së vet, Ibrahim Kodra. Por, me këtë rast, gjithashtu lutja dhe urimi im: Zoti e shpëtoftë të majtën shqiptare nga piktori i dështuar Edi Rama! Shqipërinë e ka shpëtuar dhe do ta shpëtojë e djathta e bashkuar e saj.”