E Diel, 1 Nëntor 2026

Fitore të thellë dhe të shkëlqyer në 23 qershor

05-04-2013 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha flet pas takimit me strukturat e PD

Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me strukturat e selisë blu, ku u diskutua rreth zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Kreu i qeverisë u shpreh pas takimit se, entuziazmi i mazhorancës dhe të gjitha bazës së Partisë Demokratike, do shpërblehet me një fitore të thellë dhe të shkëlqyer. “Së pari, mbledhje nga fjala e parë tek e fundit teknike. Së dyti, menaxhimi i entuziazmit të madh që ka përfshirë bazën e Partisë Demokratike, strukturat dhe mbështetësit e saj dhe optimizmi i tyre për një fitore të thellë, fitore të shkëlqyer të 23 qershorit”- u shpreh Berisha.
Gjithashtu, shefi i ekzekutivit akuzoi kreun e PS për mosvotimin e 3 ligjeve, duke u bërë shkak i bllokimit të statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.
“Tre ligjet janë peng me të cilat Edi Rama bllokoi statusin e vendit kandidat. Qeveria dhe mazhoranca kompletoi të gjitha reformat me të cilat u bë e mundur që Komisioni Europian të rekomandojë statusin. Edi Rama i bllokoi ato me votat e tij vetëm e vetëm që Shqipëria të mos marrë statusin. Tani siç njoftuan burimet më zyrtare të Brukselit, nuk ka më kohë për t’u bërë raport për Shqipërinë dhe para gjithë ministrave. Pasi u sigurua se nuk do të bëhet raporti për statusin, i përdori këto për t’u hedhur hi syve qytetarëve Shqiptarë. I votoj, s’iu votoj, por e vërteta është që po s’i votoi do t’i votojë sovrani në një votë plebishitare në referendum pas fitores dhe gjatë mandatit të ardhshëm të Partisë Demokratike”- theksoi kryeministri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›